10.5 C
Tirana
E hënë, 13 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E BUJSHME: Po mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

    Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas kanë mbyllur dyqanet e tyre.

    Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012 kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania.

    Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008. Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë që i kishte ardhur koha por edhe i nevojitej  Shqipërisë.

    Kompania Italiane në vitin 2010 u përpoq ta rriste prezencën e saj me qëllim zgjerimin ne treg, duke i shtuar dyqaneve Conad edhe një tjetër markë që ishte në pronësinë e tyre por që kishte  çmime të lira, Todis.

    U duk sikur planet u thurën të mirëmenduara dhe suksesi ishte i  garantuar.

    Çfarë ndodhi në të vërtetë është ajo që na rezulton sot, dyqanet Conad u tkurrën ndër vite dhe në 2023 numërohen  rreth 25 supermarkete më pak.

    TODIS me 10 dyqane u mbyll perfundimisht, duke dështuar që të pranohej nga konsumatori shqiptar.

    Një histori kjo (të paktën deri më tani) aspak e krahasueshme me madhështinë e suksesit të Conad në vëndin e vet, Italinë, ku është edhe një nga rrjetet e para për raportin kualitet-çmim, një parameter ky shumë lehtë i gjykueshëm nga klientët.

    Ende nuk ka nje njoftim zyrtar nga drejtuesit e Conad Albania, kompania që edhe bën politikat tregtare duke pasur të drejtën e përdorimit të markës Conad në vendon tonë, për ti pyetur më gjërë për shkaqet e mbylljes së një pjese të mire të rrjetit të supermarketeve tyre.

    Mos ndoshta shtrenjtësia e çmimeve që ata vendosin gati të papërballueshme për shqiptarët , mos ndoshta inflacioni i rritur i këtij viti të vështirë, mos ndoshta mosmarrëveshje midis tyre, këtë do duhet ta imagjinojmë, tani për tani, të dashur lexues.

    Fakt është që sot Conad në Shqipëri  ka probleme.(Dita)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit