14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘E dashura ime mban foto të ish-it të saj në telefon dhe kjo më bezdis’: Çfarë të bëj?!

    Kam një problem të vogël me marrëdhënien time. Kemi disa muaj që jemi bashkë dhe çdo gjë duket se po shkon mirë, përveç një problemi. Ajo mban ende foto me ish-in e saj në telefon. Thotë se ato foto janë “pjesë e historisë së saj” dhe për këtë nuk do t’i fshijë. Por, përveç fotove ku janë bashkë, kam parë edhe foto vetëm të tij.

    Ata janë ndarë përpara 7 muajsh, por ajo thotë se ndjenjat për të u shuan që prej 2 vitesh.

    Sidoqoftë, nuk ndihem mirë për këtë. Për më tepër, unë nuk mbaj foto me ish-et e mia.

    Kur ia thashë asaj këtë, më foli me tone të larta dhe u bë agresive. Përfunduam duke u zënë.

    Si duhet të reagoj?

    Para së gjithash, ideja se ajo i mban këto foto si pjesë të historisë së saj mund të jetë e vërtetë. Një studim tregon se 61% e grave mbajnë foto të ish-ëve për të mbajtur kujtimet që nuk duan t’i harrojnë. Nuk do të thotë se ata kanë ndjenja romantike ndaj ish-it, thjesht duan të mbajnë fotot e tyre si një “pjesë e së shkuarës”. Për to, ndoshta, çdo moment ia vlen të mbahet mend, pavarësisht nëse ka qenë i mirë apo i keq.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston mundësia që ajo të ndjejë diçka për ish-in. Ndoshta bën sens deri diku, që ajo të mbajë foto ku janë bashkë ose në grup, por nëse mban foto të tij vetëm, kjo mund të ngrejë disa shqetësime. Edhe pse ajo nuk e dashuron më atë, mund të ketë disa ndjenja të “ngrohta” ndaj tij dhe madje, edhe t’i mungojë.

    Jepini asaj kohë, mos i bëni presion sepse ndoshta, ajo do të flasë hapur me ju lidhur me këtë, më vonë.

    Nëse kjo temë hapet përsëri, përpiquni t’i shpjegoni asaj se për ty, nuk është e këndshme të shohësh foto të tij në telefonin e saj dhe të mendosh për faktin se ajo dëshiron t’i mbajë.

    Sugjeroni që ajo të vendoset në vendin tuaj. A do e kishte problem ajo nëse telefoni juaj do kishte foto të ish-partnereve tuaj? Sa e sigurt do të ndihej ajo në këtë rast?

    Mundohuni t’ia shpjegoni këto gjëra me mirësjellje dhe qetësi, pa agresivitet, ndoshta ajo do ta kuptojë.

    Nga ana tjetër, mund të përpiqeni ta harroni këtë “problem” tani për tani dhe t’i jepni asaj pak kohë. Edhe nëse nuk dëshiron t’i fshijë këto foto sot, ajo mund të ndryshojë mendje më vonë dhe të vendosë se nuk ka nevojë t’i mbajë më.

    Ndonjëherë ne priremi të ruajmë gjëra nga e kaluara që mendojmë se na duhen, por brenda kohës kuptojmë se nuk ka të bëjë fare me jetën tonë aktuale, kështu që vazhdojmë përpara dhe e lëmë të shkuarën të shkojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit