20.5 C
Tirana
E hënë, 3 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, Celin Dion shfaqet në publik për herë të parë në 3 vite

    Celine Dion është shfaqur në publik pas një kohe shumë të gjatë mungese. Këngëtarja e cila aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada.

    55-vjeçarja shihet në publik për herë të parë në tre vite e gjysmë. Dhe, në pamjet e publikuara në internet, Dion dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fanasat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

    “Një vizitë e shkëlqyer në lojën tonë në Vegas ditën e djeshme,” shkroi zëvendëspresidentja e Montrealit për komunikimin Chantal Machabée, krahas një videoje të publikuar në Instagramin e saj.

    Celine shoqërohej nga djali i saj 22-vjeçar René-Charles dhe binjakët 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy. Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka mbajtur një profil të ulët që prej se njoftoi diagnostikimin me Sindromën Moersch-Woltman në vitin 2022.

    Problemi shëndetësor i Dion, është një sindrom i rrallë neurologjik që u shkakton të sëmurëve spazma të dhimbshme muskujsh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit