Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos vijon të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.
Banorët shprehe se raporti mes dyshes mund të jetë më tepër një strategji loje sesa një lidhje e bazuar në ndjenja të sinqerta.
Së fundmi, në faqen zyrtare të “BBV” në Instagram është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku Rogerti ndan mendimin e tij për këtë marrëdhënie. Ai shprehet se Brikena po e përdor këtë raport si pjesë të strategjisë së saj në lojë.
Sipas Rogertit, Mateo përfaqëson modelin e “dhëndrit tipik shqiptar”. Ndërsa për Brikenën, ai shprehet se është nga ato nuset që martohen me zor.
“Brikena e ka vetëm strategji loje, e ka lënë bash në fund. Nuk ka pikë pëlqimi Brikena për Mateon, mos të lërë nam kush e mendon atë gjë. Po normal se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do një nuse që është si dhi e egër.
Kjo është nga ato nuset që do të martohet me zor, supozohet, kanë nejt një vit pa bërë seks dhe i del fëmija pas dy viteve”, tha Rogerti te Dhoma e Rrëfimit.



