10.5 C
Tirana
E hënë, 9 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E ëma e Heidit flet për romancën e së bijës dhe për një takim të mundshëm mes banores dhe të atit

    Lajla Kamata, e ëma e Heidi Baçit, ka qenë e ftuar në “Cherry on Top”, në një intervistë përballë Bora Zemanit, ku foli ndër të tjera edhe për romancën e Heidit me Romeon.

    Lajla tha se nga gjestet, e bija i duket e dashuruar. “E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar”, tha ajo, duke theksuar se e kupton nga mënyra si e sheh Romeon dhe se si e priti kur u ndanë.

    Sa i përket pyetjes nëse do ta ‘braktisë’ Heidi Italinë për dashurinë, Lajla u tregua po ashtu korrekte, duke thënë se është në dorën e së bijës.

    “Duke e njohur Heidin, ajo do ta shumë ketë të vështirë ta lërë Italianë, se është e lidhur me punën shkollën e shoqërinë. Por ndoshta dashuria është e aq e fortë sa të bëhet shkak që të kthehet, ia lëmë Heidit (në dorë)”.

    Ajo tregoi edhe arsyen pse i shoqi, Genti, nuk e ka surprizuar ende Heidin në “BBVA 3”.

    “Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Ai nuk ka dashur kurrë që të jetë hija e saj. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë (referuar ngjarjes në “Grande Fratello”). Nuk është eksperiencë e lehtë. Genti, ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”, u shpreh Lajla, duke shtuar se ai do të ishte shumë i lumtur që ta takonte.

    Lajla tha edhe se Genti, sigurisht që e ka një mendim për Romeon, por do t’ia thotë vetë banorit dhe Heidit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit