21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E ëma e Luiz Ejllit thyen heshtjen, hedh poshtë aludimet se nuk flasin: Si e shikoj djalin

    E ëma e personazhit të Big Brother, këngëtarit Luiz Ejlli ka hedhur poshtë aludimet që qarkullojnë se mes tyre nuk ka komunikim dhe se ajo nuk e ndjek të birin në lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

    Ajo i ka hedhur poshtë këto zëra në emisionin e RTSH “Ditë pas dite” teksa ka biseduar përmes telefonit me drejtuesen e këtij emisioni, Fjodora Fjora. E ëma e Luiz Ejllit rrëfeu në emision se ajo e ndjek të birin përgjatë lojës së tij, edhe pse jo vazhdimisht pasi gjendet në kushte jo të mira shëndetësore.

    “Ajo më tha që është pa qejf dhe që është e lumtur që Luizi është mirë. E shoh që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”, tha Fjodora Fjora, duke transmetuar mesazhin e nënës së Luizit.

    Biseda në studio:

    Fjodora Fjora: Përshëndetje, kënaqësi që flasim me ty! Si jeni?

    E ëma e Luiz Ejllit: S’dua ta bëj të madhe. Unë me probleme jam, po të isha mirë do isha aty. Nuk më lejon doktori se jam në terapi dhe ishalla kur të kryej atë operacion me sukses.

    Fjordora Fjora: Si po e shikon Luizin, a po çmallesh ndopak me të?

    E ëma e Luiz Ejllit: Luizin e shoh si të gjithë banorët e tjerë. Për mua nuk bën dallim, të betohem. Aty është lojë nervash. Jo se kam mundësi për ta parë vazhdimisht, se unë jam më shumë në spital.

    Fjodora Fjora: Faleminderit shumë, ke lindur një kampion themi ne këtu nga tavolina. Faleminderit shumë, gjithë të mirat!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit