20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E ëma i shkruan live në emision, Dajana Shabani: Mami po e vuan shumë divorcin tim

    Mamaja e Dajana Shabanit vendosi të bëhej publike në televizion me anë të një letre dedikuar vajzës së saj, ku i shpreh dashurinë.

    “Zemra e mamit ti për mua je dashuri pafund!

    Gjatë gjithë jetës tënde nuk më ke sjellë asnjë shqetësim, përvecse gëzime!

    Ti për mua ke vlera të jashtëzakonshme, ke mencurinë, ke taktin, bujarinë që rrallë njerëz i kanë këto vlera.

    Ke një fëmijë të mrekullueshëm që nëna e do shumë!

    Të uroj gjithë të mirat e kësaj bote dhe Zoti të Bekoftë!

    Nga Verushka jote…mami”, i shkruajti ajo, ndërsa vetë Dajana Shabani reagoi, duke thënë se e ëma po e vuan shumë divorcin e së bijës:

    Mami po e vuan shumë divorcin tim dhe nuk e kuptoj pse po e vuan sepse unë jam shumë e lumtur.

    Mami po e vuan jashtë mase dhe më vjen keq shumë për këtë pjesë…uroj me shpirt që të jetë krenare për mua dhe jam e dashuruar marrëzisht me mamin tim!

    Jam gocë mami! Unë jam shumë e lumtur, por mami është një brez që gatuan, pastron dhe do familjen, atë familjen perfekte”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit