Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me familjen e Rei Meta, i cili pas një konflikti la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau.
Meta përveçse djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj kanë poste të rëndësishme në administratë.
Bashkëshorti i anëtares së KLP, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri, është drejtues i Sektorit Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vajza e tyre, motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është drejtuese Sektori në Prokurorinë e Tiranës.
Ndërsa vetë autori i ngjarjes, Rei Meta përveç sekserit (ndërmjetësit), zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.



