14.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

    Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.

    Ish-banorja e BBVK3 ka zbuluar se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.

    “Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës.

    Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam.

    Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që ta konceptonte se dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme”-u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit