10.5 C
Tirana
E martë, 31 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “E ftova unë” – G Bani publikon bisedat me Loredana Bratin dhe sqaron situatën e ditëlindjes së Jozit

    Një tjetër debat ka shpërthyer në rrjetet sociale, pasi G Bani ka bërë publike disa biseda private me Loredana Bratin, duke hedhur dritë mbi ftesën për ditëlindjen e Jozit.

    Sipas tij, ishte vetë ai që e kishte ftuar ish-banoren e “BBVA”, ndërsa Loredana nuk ishte në dijeni për këtë dhe ishte ndjerë e anashkaluar. Në mesazhet e publikuara, ajo shfaqet e zhgënjyer, duke theksuar se nuk kishte marrë një ftesë direkte nga Jozi, ndonëse ai dispononte kontaktin e saj.

    “Pas gjithë asaj, nuk ia vlen të vij pa një ftesë nga ai”, shprehet Loredana, duke lënë të kuptohet se mungesa e një ftese personale ndikoi në vendimin e saj.

    “E ftova unë”/ G Bani publikon bisedat me Loredana Bratin dhe

    Nga ana tjetër, G Bani tregon se ka tentuar të qetësojë situatën dhe të ndërmjetësojë mes tyre, duke i inkurajuar të komunikojnë për të shmangur keqkuptimet. Ai thekson gjithashtu se ftesa kishte ardhur prej tij dhe jo nga Jozi, në kundërshtim me atë që Loredana kishte deklaruar më parë në “BBVA Fan Club”.

    “E ftova unë”/ G Bani publikon bisedat me Loredana Bratin dhe
    Publikimi i këtyre bisedave ka ngjallur reagime të shumta online, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin sqarimin dhe atyre që e shohin si të panevojshëm ekspozimin e bisedave private.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit