Që prej zyrtarizimit të kandidaturës së Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës nga ana e Edi Ramës, në media janë duke kërkuar rivalin e saj nga opozita.
Por, çuditërisht askush nga PD nuk po e pranon këtë rol.
Ilir Alimehmeti thotë se po pret vitin 2027.
Jorida Tabaku thotë se është e përqendruar tek puna si deputete.
I vetmi që ka pranuar deri më tani, se po ta propozonin, do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, është Edi Paloka.
“Po të më thonin, edhe do ta mendoja… po. Jo për veten. Edhe të tjerët kanë të drejtë të bëjnë zgjidhjet dhe zgjedhjet e veta. Është një garë që, në kushtet që jemi, me Ramën nuk ka zgjedhje! Këtë gjë e them prej vitesh.
Ka emra të vjetër, madje cilësorë, me integritet, me cilësi pozitive që duhet të ketë një politikan. Ndoshta janë të rralla. Por nuk është ky problemi. Përballë kemi ata që kemi, janë të zhytur. Ogerta, apo të tjera. Janë të zhytur. Diskutohet avantazhi ynë me këta individë,” u shpreh Paloka në një intervistë.
Të paktën doli dikush ta pranojë rolin e kandidatit, edhe pse në fakt, vetë Paloka e di se nuk e kandidon njeri.



