17.5 C
Tirana
E premte, 24 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E hëngri dhe i shkreti Berisha, u mashtrua nga SPAK…

    Nga Mentor Kikia

    Eh mor Z.Berisha…..

    Ne mesdite z.Berisha deklaroi: Mbreme “gosipi”, pra thashethemnaja, njoftoi se SPAK kishte leshuar nje urdher arresti ndaj Tome Doshit.

    Po sipas ketij gosipit, sot u njoftia se Toma ishte arratisur ne nje vend, s’dihet se ku(nuk do ishte cudi kjo, se nuk eshte rasti i pare).

    Por, nuk kishte qene e vertete. Toma postoi nje foto duke pire puro ne Tirane dhe e akuzoi Berishen per mashtrim.

    Berisha e terhoqi deklaraten dhe postimin dhe akuzoi SPAK-un se perhapte thashetheme kot se koti.

    Me gjase, enkas per te ngaterruar Berishen, dhe na beri thirrje neve qe te mos e besojme me kete shpifes.

    Pra, SPAK ka faj pse Toma nuk ishte arratisur. Berisha vete ka kohe qe nuk e beson SPAK-un, por sot e hengri, e besoi.

    Tani, keto pune nuk jane lloqe pazari Z.Berisha. Ti ke qene president e kryeminister dhe pret te behesh serish kryeminister.

    Kur nuk ke siguri, mos dil te japesh lajmet si tellalli i “Koncert ne vitin 36”, qe e anulonte cdo gjysme ore lajmin per kengetaret qe do kendojne me piano.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit