8.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “E jetova këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar”, Arbana Osmani rrëfen emocionet e para pas dasmës

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan dy ditë më parë dashurinë e tyre në martesë.

    Çifti të cilët zgjodhën ta organizonin dasmën në Toskana të Italisë, e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni private pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë duke mos publikuar asgjë nga festa.

    E teksa të gjithë presin foto apo video të dasmës, Arbana ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në InstaStory, ku falenderon të gjithë personat që e ndihmuan për të realizuar dasmën e saj të ëndrrave.

    “Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njërëzit tanë me të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

    E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

    E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”- shkruan moderatorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit