Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.
Në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët, teksa u shpreh: “Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”.
Noka qendroi mbi një orë në ambientet e SPAK.
Pasi foli, ai tha shkurt se “isha për një sërë kallëzimesh””, pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Kujtojmë se ndaj tij ka një kallzim penal për pastrim parash, apo edhe shpifje.
Për këtë arsye, në maj 2024, SPAK nisi zyrtarisht hetimet pasurore për Nokën dhe familjen e tij.