Reperj Loredana Zefi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin Mirembrëma Yje nga Arbana Osmani, në një intervistë që pritet të ndiqet plot kuriozitet. Daljet e saja në mediat shqiptare janë të rralla duke qenë se artistja kryesisht operon në tregun gjerman shpesh me bashkëpunime në gjuhën shqipe. Gjithashtu kjo intervistë vjen vetëm pak javë pas publikimit të këngës “Diss **********” nga ish-partneri i saj, reperi Mozzik.
Në klipin promovues të episodit, Loredana dëgjohet duke folur për herë të parë publikisht pas publikimit të këngës, duke lënë të kuptohet se fjalët e saj lidhen drejtpërdrejt me marrëdhënien me reperin dhe tensionet që kanë shoqëruar lidhjen e tyre gjithmonë. Edhe pse nuk përmendet asnjë emër, konteksti e bën të qartë se bëhet fjalë për situatën që ka qenë në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale.
“Unë e kam duruar shumë. E kam duruar maksimalisht, e kam respektuar maksimalisht për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua o vëlla, por mos i bëj dëm vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë sa nuk do që të më shohë sytë. Ka mundësi dhe kjo edhe është okay. Ai është në gjendje që për famën e vet, për personalitetin e vet, është në gjendje të harrojë edhe vajzën” shprehet ajo në video, duke shtuar se urrejtja personale mund të jetë e pranueshme, por jo kur prek fëmijën.
Nga ana tjetër, publikimi i mini-albumit të ri nga Mozzik ku kënga e pestë është një diss i pazakontë drejtuar vetes ka nxitur debat të gjerë. Në tekstet e saj, ai përballet me të kaluarën, varfërinë, paranojën, por edhe me akuzat publike mbi rolin e tij si prind. Në një varg të fortë përmendet edhe partneri aktual i Loredanës, futbollisti Karim Adeyemi, duke nënkuptuar se ai mund të ketë rol në rritjen e vajzës.
Pjesë nga kënga:
“S’po t’vjen marre, çikën po ta rrit Karimi Mun me kon reper, po s’je kurrfare prindi Ti as për ditlindje kurrë s’i ke fry qiri
Ti ja ki bo vetes, dy muj nuk ke dalë prej derës Kur ishi yt këngtare i pat vjedhë pare Petres Dilshe n’intervista, e mbrojshe falemineres U vrejshe je tu rrejtë, kur t’bijke i kuqti çehres
Mozzik, ish-gruja po t’q***t me zezak Dmth fëmija yt nesër përzihet n’gjak
Ish-gruja po t’sillet me repera
Po kallxon për ty gjithçka
E po t’qet della”
Intervista në “Mirembrëma Yje” pritet të jetë reagimi i parë i drejtpërdrejtë i Loredanës pas publikimit të këngës dhe mund të hedhë më shumë dritë mbi raportet mes dy artistëve, si dhe mbi situatën familjare që ka tërhequr interes të madh publik në javët e fundit.



