11.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “E ke parë veten në pasqyrë”, Anita Haradinaj nuk pendohet: E kam çuar audiencën në maksimum

    “A e ke parë veten në pasqyrë?” Kështu iu drejtua në një bisedë “prime-n” e kaluar Anita Haradinaj Gani Gërmisë teksa po flisnin për ish-banoren Brikenda Karricaj.

    Kjo deklaratë bëri bujë të madhe e u përfol gjithandej, madje Anita u kritikua në rrjete sociale se nuk duhej të bënte një ofendim të tillë.

    Mirëpo Anita jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që “bëri punën” e saj dhe “BBVK” u përfol gjithandej.

    “Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brother-in.

    Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit