15.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E la për Elhaidën, kush është ish e fejuara “yll” e balerinit të Top Channel!

    Lajmi është ende “i nxehtë” e detaje ka pak: Gjithë cfarë dijmë, është se Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj e vulosën me një puthje publike lidhjen e tyre. Kimia në skenë duket u kthye dhe në kimi në jetë. Pak kohë më parë se balerini ishte ndarë nga partnerja që kishte prej disa vitesh dhe ka krijuar lidhjen me këngëtaren.

    Një kërkim i thjeshtë në internet “shpalos” pa shumë lodhje fotot e balerinit me ish-in e tij, një vajzë e bukur bjonde, të cilën mediat rozë ( me te drejte) e përshkruanin si një “kukull Barbie” të vërtetë.

    Ditjona ishte prej mbi 7 vitesh e lidhur me kërcimtarin simpatik dhe postimet e tyre të shpeshta në rrjetet sociale, shoqëroheshin me dedikime të ëmbla, që bënin të mendohej se ishin mjaft të dashuruar.

    E ndërkohë që ka ende ndjekës, të cilët mendojnë se ndoshta ajo puthje s`ka qenë e vërtete, por ishte për efekt performance, mbetet për t`u parë sesi do të shkojë kjo histori, e cila padyshim i ka bërë të gjithë mjaft kuriozë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit