27.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E lidhur me biznesmenin maroken? Ish-bashkëshortja e Eldi Dizdarit, Suada Sherifi thyen heshtjen

    Suada Sherifi ka përgënjeshtruar lajmet që e lidhin me një biznesmen të pasur me kombësi marokene dhe të kërkuar nga DEA amerikane.

    Në një reagim për Versus.al, ajo thekson se është një grua e lirë, që jeton sipas të vërtetës së saj, dhe se lajmet që e përfshijnë në kontekste të fabrikuara nuk pasqyrojnë realitetin.

    Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie me Moodsin, influencerin dhe një nga miqtë e saj më të mirë, dhe se përpjekja për ta lidhur figurën e saj me të është qëllimisht për të dëmtuar imazhin e saj si grua.

    Mesazhi i plotë i Suada Sherifit i pa redaktuar:

    Unë jam një grua e lirë. E lirë të jetoj sipas të vërtetës time. E lirë nga pazaret, nga shpifjet dhe nga presioni i portaleve.

    Ju mund të shpikin, mund të më etiketoni mund të më vini në tituj – por lirinë time nuk e prekin dot.. Unë nuk jam mardhënie me Moodsin i cili është influencer dhe nja nga miqtë e mi më mirë .. dhe ju e bëni qëllimisht për të dengruar figurën time si femër.

    Një person i kërkuar nga Dea amerikane nuk besoj se ka jetë për të jetuar apo mood për të dashuruar dikë nuk e di sesi është krijuar një fantazi e tillë por ju s’keni asnjë të drejtë të shisni titujt të tillë të shëmtuar të paketuara si lajme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit