9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E “masakruan” se uli kokën përpara topit, Jul Deda ka dy fjalë për Elseid Hysajn

    Pas “kryqëzimit” që i është bërë një prej futbollistëve të Kombëtares, reagime të shumta kanë ardhur nga personazhe VIP, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre.

    Bëhet fjalë për futbollistin Elseid Hysaj, ku ky i fundit u komentua ashpër nëpër rrjet pasi uli kokën para topit të kundërshtarëve në ndeshjen Shqipëri-Itali, i cili preku rrjetën.

    Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga ish-finalisti i “BBV3”, Julian Deda i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shkruan:

    “Ec përpara! Askush nuk mund të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren!”.

    Ndërkohë kujtojmë se teksa Nicolo Barella i Italisë gjuante topin, Hysaj u pa duke ulur kokën që të mos goditej, në vend që të ndërhynte për ta ndaluar.

    Kjo bëri që të bëhej objekt talljeje në rrjet, e po ashtu, të sulmohej nga tifozët, duke u detyruar të mbyllte dhe rrjetet sociale.

    Megjithatë, dje ai është rikthyer në “Instagram”, duke u kërkuar falje të gjithë tifozëve për gabimin e tij.

    Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shprehet ai.

    E "masakruan" se uli kokën përpara topit, Jul DEDA ka dy

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit