Me pëlqimin e të dy palëve F.K Partizani dhe K.F Oriku eshte rënë dakort që ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë të zhvillohet në kompleksin e ri “Partizani”.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e mërkurë (28|09|2022), në orën 15:00.
Skuadra e kuqe për herë të parë do të zhvillojë një ndeshje zyrtare në stadiumin e ri.
Vendosja e xhamave është kryer, ndërkohë që këto ditë priten të mbërrijnë dhe pankinat, ndërsa çdo gjë tjetër ka përfunduar.
Të mërkurën pritet një numër i konsiderueshëm tifozash të kuq, të cilët pas shume vitesh më në fund do të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në kompleksin e ri.
Një vepër historike që mban vulën e presidentit Gaz Demi, i cili ka kryer këtë invesitm të jashtëzakonshëm që do i shërbejë klubit të kuq dhe gjithë brezave në të ardhmen.