21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E moshuara në takimin me Berishën: Më jep leje t’ja fus plumbin ballit Edi Ramës

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në një vizitë të Sali Berishës në Pukë, ku dikush ka kërkuar vdekjen e kryeministrit dhe të tjerë e kanë duartrokitur.

    Një grua e moshuar gjatë fjalës së saj, i ka kërkuar “leje” Berishës, që të vriste kryeministrin.

    “Del e thotë se qytetarët janë të pasur. Po ku jena të pasur more?  Më ban mu dha rasti Edi Ramës i bie plumb ballit, se del e rren.

    Ai jo vetëm fëmijët e vetë nipra e mbesa i ka siguruar duke vjedhur shqiptaret, por pse thotë që shqiptarë janë të mbrojtur dhe të pasur.

    Ne po vuajmë për bukë. Jo kur të marrim pushtetin, por pash zotin më autorizo mua, pa i dhënë plumb ballit nuk e lë.

    Për sa më ka mbetur për jetuar, po shkoj, me e zhduk qenin”– tha ajo.

    Ndonëse Berisha u mundua ta tejkalonte këtë moment duke thënë se “plumbi ynë është vota”, e moshuara mori duartrokitje nga të pranishmit.

    Më pas një e moshuar tjetër mori fjalën, gjithashtu duke i uruar vdekjen kryeministrit, por këtë radhë duke shpresuar të jetë Zoti ai që ia sjell.

    “Ishalla bën ndryshime tash e mbrapa, ishalla e ha dreqi e shkon e then qafën vetë ky, pa i mbetë kujt në dorë.

    Për Zotin, ishalla Zoti e shtyn e ia then qafën”- tha zonja, duke krijuar zhurmë, të qeshura, e duartrokitje.

    Berisha u duk në siklet, po ashtu edhe zëdhënësja e tij Floriana Garo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit