17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë pjeshke”, Armina tregon si u nxeh Shkëlzeni me disa adoleshentë që e ngacmuan: U zu veç me fjalë, se ai është i edukuar

    Armina Mevlani ka rrëfyer një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur me partnerin e saj Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Teksa po diskutohej incidenti ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, mes Will Smith dhe Chris Rock, blogerja shprehu se në rastin kur ka pasur komente apo sulme virtuale, ajo dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha preferojnë të qëndrojnë të heshtur.

    Megjithatë, në rastet kur ngacmime apo komente të tilla ndodhin në një situatë ballë për ballë, ragimi  është shumë ndryshe.

    Ajo rrëfeu një situatë që i kishte ndodhur me disa adoleshentë të huaj, të cilët kishin bërë një koment ndaj saj, ndërsa ajo ishte e shoqëruar nga Shkëlzen  Berisha.

    Mevlani shprehu se reagimi i partnerit të saj, ndaj komentit të tyre e ka habitur dhe i ka bërë përshtypje.

    “Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie.

    Sepse ideja është që edhe vetë partneri im, edhe unë, kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi.

    Unë nuk kam patur një rast konkret, që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë, kanë qenë të huaj.

    Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua, që s’ishte i këndshëm dhe më habiti, sepse ai (Shkëlzeni) e ruan shumë pjesën e sjelljes, është shumë me edukatë gjithmonë.

    Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë: “aman budallenj”. Kur reagoi, reagoi me fjalë.

    Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet.

    Nuk ishte rasti që duhej patjetër reaguar, sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit