8.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane pret në takim ministrat e rinj: Tri “porositë” amerikane për ta

    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, ka pritur javën e kaluar, ministrat e rinj të Qeverisë shqiptare.

    Ajo ka takuar me radhë ministrat Ferit Hoxha, Albana Koçiu, Ermal Nufi, Toni Gogu, Besfort Lamallari, Erjon Ismaili dhe Enea Karakaçin.

    VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.

    “Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit