16.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E pabesueshme, por e vërtetë – Berisha merr në mbrojtje Erion Veliajn: E kanë dhunuar barbarisht në burg

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë një hetim për kushtet e trajtimit të Ilir Metës dhe Erion Veliajt në burg, duke pretenduar se ndaj tyre po ushtrohet dhunë çnjerëzore me urdhër politik.

    Gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për dhunën që, sipas tij, po ushtrohet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja, nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit,” tha Berisha.

    Ai shtoi se ka informacione të besueshme edhe për trajtim çnjerëzor ndaj Erion Veliajt.

    “Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme… Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj,” deklaroi Berisha.

    Për momentin, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse në lidhje me këto pretendime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit