Prestigjozja franceze “L’Equipe” ka nxjerrë një prapaskenë interesante rreth ish-mbrojtësit veteran të Lyon-it, Marcelo.
34-vjeçari u hoq nga skuadra e parë në mënyrë misterioze në gushtin e 2021 dhe askush nuk e dinte shkakun.
Por, sipas raportimeve të medias franceze, gjithçka ka të bëjë me një prapaskenë nga një përballje e humbur 3-0 ndaj Angers-it në atë kohë.
Marcelo thuhet se pas ndeshjes kishte lëshuar “gazra” në dhomën e zhveshjes së Lyon-it, duke shkaktuar dhe të qeshura.
Megjithatë, një situatë e tillë nuk i kishte pëlqyer ish-drejtorit sportiv, Juninho.
Legjenda e Lyon-it, Juninho, së bashku me trajnerin, Peter Bosz vendosën ta largonin nga skuadra e parë 34-vjeçarin.
Kontrata me brazilianin u ndërpre më vonë dhe në janar të këtij viti ai kaloi te Bordeaux.