8.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E paparë në Tropojë; 49-vjeçari qëllon me armë në drejtim të turmës, gjithë lokali i vihet pas duke e gjuajtur me gurë

    Dy persona mbetën të plagosur në gjymtyrët e poshtme pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë.

    Më datë 26 qershor, shtetasi B.S. plagosi me armë zjarri tip pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28-vjeç.

    Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes autori 49 vjeç ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që nisën ta ndjekin.

    Mirëpo të shtënat lanë pas edhe një të plagosur në këmbë, i cili ishte kalimtar i rastit.

    JOQ Albania ka siguruar videon nga momenti kur autori i dy plagosjeve ka qëlluar me armë në tentativë largimi.

    Ai shihet teksa hynë përmes disa makinave për të dalë në anën tjetër të rrugës me qëllim arratisjen.

    Persona të ndryshëm e ndjekin nga pas duke tentuar ta godasin me gurë apo mjete të tjera rrethanore.

    Fatmirësisht të plagosurit u paraqitën në spital jashtë rrezikut për jetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit