28.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E papritur: Ilir Meta zgjidhet kryetar i Partisë së Lirisë

    Sot u konfirmua ajo që tashmë dihej: Partia e Lirisë nuk është e lirë, por ajo është partia e Ilirit.

    Partia e (jo) Lirisë mblodhi sot strukturat drejtuese për të zgjedhur forumet e reja drejtuese, disa ndryshime statusore, si edhe programin politik të partisë.

    Por kandidati i vetëm për të drejtuar partinë ishte Ilir Meta. Ky i fundit as nuk kishte kujdesur që procesit t’i jepte njëfarë serioziteti me ndonjë figurë formale rivale, por siç duket frika nga ndonjë incident, bëri që Meta të mos kujdesej as për detajet.

    I pyetur në lidhje me faktin që ai ishte i vetmi kandidat për kreun e PL, Meta u justifikua duke thënë se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

    “Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falënderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive. Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale”, tha Meta.

    E ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se qeveris i vetëm, duke e cilësuar qeverisjen si një regjim, sot Ilir Meta që tenton të jetë alternativë për shqiptarët dha shembullin më të keq, duke treguar se partia e tij është një “kazermë ushtare’, ku vetë ai drejton me dorë të hekurt, ndërsa në strukturat drejtuese ka disa lakenj që nuk guxojnë të kenë mendim ndryshe nga ai.

    Pra sot u konfirmua përfundimisht që Partia e Lirisë ka vetëm emrin të ‘lirë’, pasi ajo është një parti familjare e drejtuar nga familja Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Do të ishte rruga më e duhur që të mos çohej dëm dhe letra për votimin fals me zarfe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit