9.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E papritur në Big Brother VIP 5, ndodh puthja e parë në shtëpi mes Selinës dhe… Gretës

    Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë mbrëmjen e së hënës ‘Akuariumin’ dhe janë bashkuar me pjesën tjetër të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh.

    Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre. Thyerja e këtij rregulli do të sillte rikthimin e menjëhershëm të të gjithëve në ‘Akuarium’ për një kohë të pacaktuar.

    Sapo u bashkuan me banorët e tjerë, tensioni dhe provokimet nuk munguan. Pjesa tjetër e shtëpisë u përpoq vazhdimisht t’i vërë në siklet dhe t’i nxisë që të flasin, duke rrezikuar humbjen e sfidës.

    Një nga momentet më të komentuar ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin të ulur. Selin iu afrua Gretës dhe, duke mbajtur një buzëkuq në dorë, nisi t’i lyente buzët, për t’i dhënë më pas edhe një puthje.

    Pavarësisht situatës, Greta tregoi vetëpërmbajtje dhe nuk komunikoi me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh. Ajo iu përgjigj vetëm banorëve që kishin qenë me të në ‘Akuarium’.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit