5.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E pazakontë: Gruaja shqiptare thërret “Allahu Akbar” gjatë funeralit në Kishë, vdes sapo i hedhin prangat

    Një 39-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, pas një episodi të pazakontë në një funeral në kishë.

    Më 3 nëntor, gjatë një funerali në kishën e Madonna Pellegrina, në via Monti, Marinela Murati ka humbur toruan dhe pasi ka thirrur ‘Allahu Akbar’ ka tentuar të rrëmbejë një statujë dhe ta hedhë në tokë.

    Në këtë moment, dy oficerë e kanë kapur dhe i kanë vënë prangat. 39-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Vigevanos (Pavia), ku edhe vdiq, raporton gazeta italiane “Il Giorno”.

    Dy oficerë të policisë lokale janë nën hetim nën dyshimin për vrasje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit