19.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E pazakontë në Devoll: 42-vjeçarja shantazhon dhe përndjek një burrë, i kërkon para për të mos i publikuar fotot intime që kishte me të!

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua.

    E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras.

    Policia e Korçës bëri sot me dije, se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre.

    Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.

    “Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.

    Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit