Moti i keq me përmbytje ka shkaktuar problematika të tjera në jetën e banorëve, në një familje në një fshat të Lezhës, ku ka vdekur një e moshuar.
Për shkak të bllokimit të rrugës, e moshuara nuk është mundur të përcillet fillimisht për në banesën e fundit.
Kjo situatë ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren.
Për të kaluar rrugën është dashur që të vijë një zetor i lartë. Familjarët e të ndjerës kanë hipur arkëmortin në rimorkion e zetorit, për shkak të bllokimit të makinës së funeralit.