14.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E përlotur, Fjoralba flet për të ëmën e ndjerë

    Pas takimit emocionues që Çiljeta pati me të ëmën, (e cila është prekur nga kanceri dhe biseda e tyre e mbushur me plot ndjesi preku të gjithë fermerët e “Ferma VIP”), Fjoralba, e përlotur, ndau dy fjalë për nënën e saj të ndjerë.

    “Po e them për herë të parë sonte, por një nga gjërat për të cilat nëna ime krenohej tek të afërmit e saj dhe kolegët e saj ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritur në publik.

    Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për tu zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj deri përpara këtë dëshirë të saj”, u shpreh moderatorja.

    Dy vite më parë, Fjoralba humbi nënë, e cila ndërroi jetë kur ishte 54 vjeç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit