10.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E RËNDË: Kush e qëlloi me shpullë Monika Kryemadhin?! Gazetari që ka parë dosjen e përgjimeve bën një deklaratë tronditëse…

    Si është pozicionuar Ilir Meta në luftën mes dy grupeve rivale të Shkodrës, një fije që duhet të ndjekë SPAK – thotë gazetari investigativ Adriatik Doçi.

    Ai përmend një incident të Kryemadhit, pas të cilit ka ndodhur një vrasje në Lezhë. Akuza është e rëndë dhe lidhet me një deklaratë të mëparshme se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka.

    Sipas Doçit, dosja Metamorfoza, nëse e lexon me kujdes, vizaton qartë ndarjen mes dy grupeve të Shkodrës, protagonistët e secilit grup, eliminimet, lidhjet me policinë, prokurorinë, por edhe me politikën.

    Doçi ka zbërthyer përbërjen e grupeve.

    Grupi i parë, tepër aktiv, që kontollonte policinë e Shkodrës dhe pjesërisht prokurorinë, ka si protagonistë Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, të cilë kanë lidhur Aleancë me Ervis Martinajn. Pjesë e këtij grupi janë Asmer Bilali, Leksi i Druve, Prekë Kodra, Bardhyl Mavraj etj. Ky grup ka rekrutuar shefin e krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj, të cilin e përdornin për përgjimin dhe lokalizimin e kundërshtarëve, informim për aksione policie, mbulim krimesh etj. Grupi ka rekrutuar edhe nëndrejtorin e policisë, disa prokurorë dhe gjyqtarë. Ky grup ka në listë për të vrarë të gjithë figurat kryesore të grupit rival.

    Grupi tjetër përbëhet nga Ibrahim Lici, Dorian Duli, një personazh që përshkruhet si tepër i rrezikshëm, nuhatës dhe që të eliminon në një rreze prej 300 metrash, si dhe nga Bardhok Pllanaj i vrarë në prill 2021. Dorian Duli shihet nga grupi i parë si lidhje e fortë e Gëzim Çelës, personazhi që ktheu vilën e tij në laborator kokaine. Lulzim Kulla (Lul Kulla), i një peronazh i njohur dhe që i shpëtoi me plagë të rënda një atentati në 2018, konsiderohej si armik i rrezikshëm nga Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri. Lul Kulla është kuanti i Fatbardh Licit, i ekzekutuar në gusht 2018. Genc Tafili, vrasësi i kolonel Arben Zylyftarit, ishte gjithshtu në listë për t’u eliminuar nga grupi i parë.

    Të dy grupet janë të fuqishëm, kanë potencial të madh ekonomik, skuadra pushkatimi etj. Por, duket se grupi i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, ka një përparësi: Depërtimin në polici dhe prokurori.

    Shkruan gazetari:

    Duke lexuar bisedat lira dhe të sinqerta, të rikuperuara nga organet ligjzbatuese, ngrihen dyshime të forta se grupi i dytë ka lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dhe kur themi LSI nënkuptohet Ilir Meta.

    Lidhja e grupit të dytë me LSI-në është Dorian Duli, për vrasjen e të cilit Behar Bajri ishte agazhuat me gjithë potencialin e tij, madje vetëm për informacion jepte 100 mijë euro.

    Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri kishin inforamcion të detajuar për çdo lëvizje të Dorian Dulit, ku hante drekë, kur dhe ku do t’i lindte gruaja, kë takonte etj., por nuk mund t’i afroheshin lehtësisht pasi Duli ishte tepër i rrezikshëm dhe një makth për ushtarët e Behar Bajrit.

    Në një moment, shefi i krimeve Ardit Hasanbegaj informon Pëllumb Gjokën se Dorian Duli ka shkuar në Tiranë, ku është takuar me një zyrtar. Pëllumb Gjoka i përgjigjet ‘se do ketë takuar ndonjë nga LSI’.

    “Ardriti në vazhdimësi i tregon Pellumbit që “Dori” ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, nuk e ka thënë si emër, një zyrtarë se i ka kërkuar takim, më tha ai shoku. Pëllumbi i shprehet që, do të ketë takuar ndonjë nga “Isi””.

    Pra Pëllumb Gjoka e konsideron Dorin Dulin si fije lidhëse të LSI-së.

    Ky detaj nuk do të ishte aq domethënës nëse nuk do të lidhej me zhvillime të tjera.

    Me mobilizimin informatorëve nga Leksi i Druve, Prek Kodra, Bardhyl Mavraj ten shefi i policisë Shkodër Ardrit Hasanbegaj, Behar Bajri mundëson një takim me ish-deputetin PS në Lezhë, Arben Ndoka, të cilit i kërkon aleancë për të vrarë Dorin Dulin në Lezhê.

    “Në 3 korrik 2020 ora 13:38 Behar Brajoviq flet me Pëllumb Gjokën, ku Behari i tregon që, “…mbrëmë erdhi dhe më takoj “Beni”, mirë u ndava. Më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti…”.

    Mes vëllezërve Ndoka dhe Ilir Metës është përfolur për armiqësi. Në qershor të vitit 2022, gazetari ivestigativ Artan Hoxha, bëri një deklaratë shumë të fortë në emisionin Opinion, teksa tha se

    “Nuredin Dumani, sipas dëshmisë, thotë që Ilir Meta, sipas tij, ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë. Ai personi vërtetë është vrarë”.

    Bëhet fjalë për Aleksandër Ndokën, i vrarë në një atentat mafioz në dhjetor 2017, afër shtëpisë. Sandër Ndoka është përfolur se ka qëlluar me shuplakë Monika Kryemadhin gjatë një incidenti elektoral në Lezhë, por ky pretendim nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

    SPAK reagoi duke mohuar deklaratën e Artan Hoxhës, i cili trazoi politikën.

    Por, dosja Metamorfoza, konfirmoi se Nuredin Dumani ishte kontraktuar nga Bajrat për të eleminuar Dorian Dulin. Duke u përzier në ndërmarrje kriminale, Dumani mund të ketë akseuar natyrshëm informacion.

    Ndërkaq, për vrasjen e Dorian Dulit ishte angazhuar edhe Asmer Bilali. Gjatë bisedave mes grupit, një nga ushtarët e Behar Bajrit, duke folur për aftësitë e Dulit në përdorimin e armëve, thotë se ai bën shumë dëme ‘siç vrau vëllezërit Bilali’.

    Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali u vranë në mars 2019. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por nuk u provua përfshirja e tij. Por, Braçe Lici ka lidhje të fortë me Dulin. Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali janë babai dhe xhaxhai i Asmer Bilait, i cili sipas dosjes, është pjesë e grupit të Behar Bajrit.

    Kë takonte Dorian Duli në LSI dhe pse?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit