13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E rëndë në Tiranë: E mitura përfundoi në spital, policia kap 31-vjeçarin që e abuzoi seksualisht

    Një e mitur ka rënë pre e abuzimit seksual nga një 31-vjeçar tre ditë më parë në Tiranë.

    Policia e kryeqytetit njofton se autori i dyshuar është vënë në praga ditën e sotme. E mitura kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia u njoftua se ajo ishte abuzuar seksualisht, njofton policia.

    Pas identifikimit dhe kërkimeve për lokalizimin e tij, 31-vjeçari me inicialet E.Q është arrestuar ditën e sotme.

    Njoftimi i Policisë:

    Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

    Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit