16.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E rrahën rojet e sigurisë? Reagon Blero: Ishte vetëm një ngatërresë e vogël, u zgjidh shpejt

    Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ai është përleshur fizikisht me rojet e sigurisë në festën e mbajtur pas finales së “Big Brother VIP” në Kosovë.

    Sipas “Prive” shkak i debatit mes dyshes u bë e dashura e këngëtarit.

    Artisti u shpreh se nuk bëhet fjalë për konfrontim fizik por vetëm një ngatërresë të vogël, e cila sipas tij u zgjidh shumë shpejt.

    “Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” tha Blero, duke mos treguar më shumë detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe rojes së sigurimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit