Një projektligj për bujqësinë ka gjetur dakordësi mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, si rrallëherë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Bëhet fjalë për nismën e socialistit Erion Braçe, që synon t’i japë zgjidhje pagesave të vonuara të tyre.
Propozimi parashikon vendosjen e një afati të qartë për pagesat dhe kamatëvonesa në rastet e moskryerjes në kohë të detyrimeve dhe sipas Braçes synon njëkohësisht formalizimin e tregut dhe gjithë sektorit të bujqësisë.
“Duke vendosur këtë shtrat ligjor synoj t’i japim një zgjidhje pagesave të vonuara, në krahun tjetër synojmë formailizim akoma edhe më të madh që e shtyn bujkun drejt edhe kontratës me pikat e grumbullimit dhe së dyti ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk funksionon, ai do i marrë paratë brenda një afati që është shumë i shkurtër”, tha Braçe.