9.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë”, i riu ia plas në sy Berishës: Po na dekurajoni! Promovohen figura që nuk japin rezultate

    Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një takim me demokratët e Degës Nr.9 në Tiranë ndërsa një i ri i cili ishte i pranishëm nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj kreut të selisë blu.

    I riu i tha Berishës se është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Sakaq, i riu i tha Sali Berishës se po promovon figura që nuk kanë dhënë rezultate.

    “Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultatet e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.

    Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë.

    Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD.

    Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet.

    Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona.”-tha ai.

    Ndërsa Sali Berisha iu përgjigj të riut duke thënë: “Faleminderit për sugjerimet që ke bërë. Ardhja e deputetëve te ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë.”-iu përgjigj Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit