23.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E trishtë, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës

    Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë.

    Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka arritur dot ta mposhtë duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 35-vjeçare.

    Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!

    Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!” shkruan Veliaj.

    Dorina Kuka për dy vite rresht u operua dhe kurua për masë tumorale në gjoks. Pas betejës me tumorin në gjoks, ajo u ekzaminua me masë tumorale në kokë, duke e rënduar edhe më tepër shëndetin e saj.

    Kuka u nis dhe drejt Italisë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur dot ta mposhtë sëmundjen e rëndë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit