6.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E turpshme, profesori Sherif Bundo prish ashensorin e pallatit ku jetojnë edhe dy invalidë

    Banorët e një pallati në Përmet kanë tre vjet që torturohen pasi profesori i ekonomisë Sherif Bundo, banor me kohë të pjesshme, u ka prishur ashensorin dhe deri tani me fodullëkun e tij po sfidon edhe rregullat komunitare, edhe pushtetin lokal.

    Rreth 65 banorë, përfshirë fëmijë dhe pensionistë, madje dy prej tyre invalidë me karroce tetraplegjiku, nuk dalin dot nga banesat e tyre në katin e gjashtë dhe të izoluar totalisht i bëjnë thirrje profesorit Bundo të rregullojë sipas marrëveshjes ashensorin.

    Tingëllon e turpshme sesi një pedagog, një arsimtar, ka shkatërruar jetën e disa banorëve të pambrojtur e deri tani as për njerëzillëk e as për detyrim komunitar, nuk vepron, por vetëm vazhdon t’i fyejë e t’i lëndojë.

    Në shtator banorët e këtij pallati në Përmet do i drejtohem programit investigativ “Fiks Fare” e më pas me një padi do kallëzojnë në prokurorinë e rrethit pedagogun “gangster” e të pashpirt Sherif Bundo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit