Gazetari Bledi Mane befasoi opinionin publik vitin e kaluar teksa tha se deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, bashkëjetonte me blogerin e njohur Olti Currin, në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit”, në Tiranë.
Madje Mane shprehu shqetësimin se çifti nuk paguante as pastruesen.
“Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kavajsi Gazmend Bardhi i cili bashkëjeton me partnerin e tij durrsak blogerin Olti Curri në një vilë pranë lagjes rezidenciale “Kodra e Diellit” në kryeqytet, ekspozohet sot si një hipokrit pa din e pa iman. Pastruesja e tyre Merushe Kokëdhima ka 3 muaj pa marrë rrogën dhe 6 muaj pa ia paguar sigurimet shoqërore… Petrit Vasili po më lexon?“, shkroi Mane.
Olti Curri mohoi raportin me Gaz Bardhin, ndërsa shpërtheu në sharje ndaj Bledi Manes.
Gaz Bardhi, i cili është ironizuar edhe nga Halim Kosova, duke thënë se i foli një zë pas dere, por që nuk e dalloi dot nëse ishte zë gruaje apo burri, nuk ka reaguar sa i takon raportit me Olti Currin.
Pretendimet e Manes për bashkëjetesën, përkonin me ndarjen dramatike të Gaz Bardhit me Denion Meidanin, histori për të cilën do të flasim në vijim, pasi çifti gati sa nuk iu drejtua gjykatës për pronësinë e qenit, të cilin e kishin adaptuar që të vogël në fillim të bashkëjetesës.
Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte pikërisht Gazmend Bardhi.
I biri i ish presidentit Rexhep Meidani, gjatë qeverisjes së PD-së ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB së Burgjeve në vitin 2012, më pas nëndrejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, nga ku u shkarkua në 12 tetor 2013 nga ish-drejtoresha e doganave Elisa Spiropali, për shkelje të etikës, pasi sipas saj kishte dekonspiruar një aksion të doganave.
Një e vërtetë serioze
Sot nuk dihet nëse Gaz Bardhi dhe Olti Curri kanë bashkëjetuar ndonjëherë dhe nëse bashkëjetojnë, por postimi që trazoi shqiptarët i Bledi Manes, ka një të vërtetë serioze.
E vërteta konsiston tek ekzistenca e vilës tek Kodra e Diellit, ku jeton Olti Curri.
Në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi se kush bashkëjeton, si dhe pse, pasi secili ka lirinë e tij të zgjedhjes.
Pyetja më e rëndësishme në këtë histori, që përbën interes publik, është se ku i ka gjetur paratë një gazetar apo bloger, për të pasur një vilë tek Kodra e Diellit dhe për të paguar pastruese.
Gazetarët sot në Shqipëri janë aq të varfër saqë janë gati të punojnë vetë si pastrues dhe jo më të blejnë vilë dhe të paguajnë pastruese.
98 % e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë mundësi të sigurojnë as një apartament modest me rrogat që marrin. Ky është një realitet i pamohueshëm.
‘Prapaskena’ ka mësuar nga burime tepër të sigurta se Olti Currit vilën ia ka bërë dhuratë Monika Kryemadhi, e lakuar si një nga politikanet më të korruptuara në Shqipëri, e cila bashkë me bashkëshortin Ilir Meta, ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, me vetëm dy rroga shteti para të ligjshme të deklaruara.
Monika ia ka dhuruar vilën Currit me sa duket për ta përdorur si ‘zagar’ pranë ndërmarrjes së saj familjare.
Prej shumë vitesh, Monika Kryemadhi e përdor Currin si palaço në oborrin e LSI, për të sulmuar petsonazhe të caktuar apo për t’i dhënë ndonjë rol të kamufluar në luftën e saj politike.
Curri shoqëron edhe LRI-në në Jalë në kampingun e përvitshëm.
Monika i ka inauguruar Currit edhe vilën që i dhuroi. Të dy janë kujdesur që të ekspozojnë pamje ku shfaqet Monika, duke gatuar hasude në vilën e re të Currit, produkt i parave të pista të familjes Meta.
Nuk dihet nëse kanë nisur të zhdukin provat nga frika e SPAK, ashtu siç zhdukën reportazhin e Sonila Meços për vilën me 11 WC në Gjirin e Lalëzit.
Gazetar me vilë është e pamundur. Gazetar matrapaz me vilë, po. Gjurmët e një hetimi të mundshëm të vilës së Olti Currit të çojnë tek Monika Kryemadhi, e cila sipas raporteve ndërkombëtare përfaqëson një nga familjet më të korruptuara në Ballakan.
Monika dyshohet se ia ka dhuruar vilën Currit përmes biznesmenit Gentian Sula, partneri kryesor i Metës në pastrimin e parave.
Sula ka ndërtuar lagjen e pasanikëve te Kodra e Diellit, pjesë e së cilës është bërë edhe Curri. Sula ka ndërtuar edhe pallatin e Monikës në Laprakë.
Sula është lakuar si një nga çelësat e skemës së pasurimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Kjo është edhe arsyeja se pse opinioni publik u befasua kur bashkëshortja e Gentian Sulës, Gentiana Sula në krye të Autoritetit të Dosjeve, i publikoi Metës dosjen si spiun të ish-Sigurimit të Shtetit.
Basha-Bardhi
Raporti Mona-Curri është i përafërt me raportin mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit.
Ashtu siç përdori Monika partinë e saj familjare (LSI) për t’u pasuruar duke vjedhur paratë dhe pasuritë publike, ashtu edhe Lulzim Basha e ktheu PD-në në një armë gjobëvënie dhe zhvatje pasurie përmes shtrëngimit.
Gazmend Bardhi është përdorur nga Lulzim Basha si një çifte për të qëlluar mbi këdo që kishte pasuri dhe që nuk i ndante me kunatin e tij.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse lista e biznesmenëve që akuzoheshin dhe baltoseshin në derën e PD-së, zvogëlohej çdo javë.
Kush shkonte dhe falej tek kunati i Bashës, hiqej nga lista e baltosjes. Madje, në vjeshtën e vitit 2019, Basha u zhvendos bashkë me familjen në një nga vilat e biiznesment Agron Papuli, të cilin Basha e kishte akuzuar më parë si klient të Ramës dhe përfitues abuziv të pasurive publike.
Ndërsa Basha u rrëzua nga Berisha që në fund të vitit të kaluar, Bardhi vijon avazin, duke përdorur foltoren e Kuvendit për të zhvatur sa të mundet dhe ku të mundet para dhe pasuri, deri në fund të këtij mandati, që me gjasë do të shënojë e fundin e tij politik.