8.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E vërteta e “emërimit” të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm

    “Demokrati i flaktë i PD-së, Dashnor Sula është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm”. Ky ka qenë lajm i cili mesditën e kësaj të enjte mori “dhenë”.

    Pas dorëheqjes së papritur nga ky post të Shkëlqim Hajdarit, emri i parë për të cilin u shkruajt ka qenë pikërisht Sula.

    Por, sa i vërtetë është ky lajm? Vetë ish-deputeti demokrat ka vendosur që t’i hedhë poshtë këto aludime duke theksuar për mediat se nuk do të jetë ai pasuesi i Hajdarit.

    Ditën e sotme Shkëlqim Hajdari vendosi që të largohej nga posti të cilin e ka mbajtur prej vitit 2016. Papritur, ai la detyrën si kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror duke mos bërë publike ende arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

    Ish-prokurori i cili ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, në vitin 2016 hoqi dorë si kryeprokuror i Shkodrës dhe u emërua në korrik të po atij viti nga kryeministri Edi Rama në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit