9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    E vërteta e hidhur për mjekët shqiptarë që emigrojnë në Gjermani, pse po refuzohen farmacistët dhe dentistët

    Pas largimit të mjekëve, edhe farmacistët dhe dentistët, kanë në objektiv, zhvendosjen e tyre në Gjermani.

    Por ndryshe nga sa ndodh me mjekët, për profesionistët e tjerë konvertimi i diplomës është i vështirë dhe gati i pamundur.

    “Dhoma e mjekësisë për farmacistë dhe dentistët kanë rritur shumë kërkesën e llogarisë dhe kriteret për tu konvertuar diplomat duke bërë që në 90% të refuzohen në kërkesën e parë, përpjekja e dytë apo e tretë është relative, se sa janë të gatshëm këto profesionistë Për të marrë provimin e aprovacionit”,- tha Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare që jeton në Gjermani.

    Për shtetin gjerman, farmacistë dhe dentistët, konsiderohen rrezik për konkurrencën vendase.

    “Mjeku shqiptar është i angazhuar në të gjitha nivelet e institucioneve publike gjermane, ku mjekët gjerman nuk janë të gatshëm si pasojë e nivelit të lartë të stresit, po kur bëhet fjalë që tregut gjerman lind një rrezik konkurrues siç janë farmacistët dhe dentistët aty ka më pak tolerance”,- tha Aurora Dollenberg, mjeke.

    Pavarësisht kësaj, në vitet e fundit, numri i profesionistëve të shëndetësisë që kërkojnë një vend punë në vendet e Bashkimit Europian ka ardhur në rritje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit