9.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E vërteta e yllit komunist mbi flamurin kombëtar në “Sunny Hill”, që trazoi rrjetin dhe opozitën

    Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike pas shfaqjes së një flamuri kuqezi me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë.

    Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.

    “Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani – dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve!

    Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

    Edhe Alban Nimani i grupit “Asgjë sikur dielli” ka reaguar pas “zhurmës” së krijuar nga deputetët e Partisë Demokratike lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova në natën e tretë të Sunny Hill Festival.

    “Video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.

    Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.

    Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara. It’s only Rock n’Roll”, shkruan Nimani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit