Gruaja e skandalit seksual me ish-kryebashkiakun Safet Gjici përdorte mënyra të ndryshme për të arritur tek njerëzit që piketonte për t’i njohur nga afër.
Siç doli nga pjesa e dytë e videos që u transmetua dje ajo iu afrua Gjicit duke i kërkuar ndihmë për një projekt për strehimin e qenve të rrugës.
Në një rast 7 vite më parë ajo u hoq si franceze që kishte një projekt hekurudhash dhe arriti të hynte në një lidhje me ish-drejtorin e hekurudhave, të cilin e filmoi duke u masturbuar në zyrë. Tre muaj pas shantazhit, ai vdiq nga infarkti.
DITA publikoi gjithashtu një patentë amerikane që 40 vjeçarja e përdorte gjithashtu për mashtrim pasi ai dokument rezulton i rrremë.
Një kontrast edhe më të fortë me sjelljen dhe qëllimet e saj bën kjo foto, e publikuar sot, ku Alma Kaçi shfaqet si besimtare dhe ka në kokë një shami tipike, si ato që mbahen nga praktikantet e fesë myslimane.
Një burim hetimor tha se gruaja ka përdorur “çdo mënyrë për të ngjallur empati” te personat që vinte në shënjestër, të cilët i fotografonte dhe në rastet kur arrinte qëllimin, i filmonte, për t’ua përdorur më pas videot për qëllime përfitimi.