17.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E vranë apo vdiq vërtet në aksident? 11 vite nga largimi i Sokol Olldashit, ndodhej në makinë me gruan e një ish-ministri

    Një muaj para se të mbushte 41 vjeç, 11 vite më parë, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor shumë të çuditshëm, ndërsa ende sot e kësaj dite, shumë besojnë se ai u vra.

    Dhe për më tepër, askush nuk e përmend, që ai ishte në makinë me gruan e një ministri, që u detyrua të jepte dorëheqjen nga frika se kjo histori do bëhej publike.

    Dyshimet rreth aksidentit

    1. Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec?

    2. Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes?

    3. Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë?

    4. Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin?

    5. Pse Igli Cara jep dy variante për telefonatën nga humnera dhe për vendndodhjen e shoferit të Olldashit?

    6. A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë?

    7. Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë?

    8. Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua?

    9. Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen?

    10.Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë?

    11.Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria?

    12.Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit?

    13.Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit