Nga Brizida Gjikondi
E kishin vrarë dhe e kishin inskenuar si vetvrasje. 3 djaj të dalë nga errësira e ferrit, vrasin një nga djemtë më puntorë, më të vuajtur dhe më të heshtur të fshatit.
3 kunder 1.
E vranë se shkruante me një vajzë.
E vranë se në këtë vend gjëja që vlen më pak është jeta, ajo që vlen aq shumë sa nuk arrin dot ta kesh është drejtësia !!!
E vranë se si ata ka shumë, janë shumica.
i ke nga ministra deputete, biznesmenë droge dhe pasurish kombëtare, prokurorë, policë, gjyqtare..etj etj që s’kanë frikë nga ligji as nga morali shqiptarit.. edhe kur i kap gafil ata ose familjarët e tyre.. ligjin e bëjnë çemçakiz ..
Jjustifikohen, zhburërrohen, por vazhdojnë të kalërojnë antiligjin .. dhe pushtetin.
Martinin e kishin vrarë.
Në këtë vend ku të gjithë vrasin në shumë mënyra dhe të gjithë amnistohen në mënyrën më makabre për të vazhduar vrasjet në 100 mënyra.
Martinin e kishin vrarë e kishin thirrur gjoja për sqarim dhe ai kish dalë t’u fliste, trupin ja kishin hedhur në rezervuar..
Po shapka.. ah ajo shapka e punës.. në bregun e rezervuarit.. ish shenja dhe britma e tij e fundit.