21.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “E vrau nipi i Gramoz Ruçit” – Gruaja e biznesmenit italian i “përgjigjet” Berishës: E kishte si vëllanë e vet

    Majlinda Taga, gruaja e italianit të vrarë në Salari të Tepelënës, Edoardo Sarchit, flet për Report TV. Për versionet e para të ngjarjes, dhe pretendimet e shfaqura në media, sikundër edhe nga reagime të politikës (Sali Berisha ka bërë disa postime), mbi konflikte të mundshme të Braçëve me Sarchin, zonja Taga thotë:

    “E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di. Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla. Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty ””

    E veja e sipërmarrësit italian, e cila është ortake në biznes me Gazmend Braçin personin që Sarchi ishte në momentet e fundit kur u vra, tregon për lidhjen e veçantë mes të dyve.

    “Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, tha ajo.

    Ajo thotë se shpreson që i dyshuari të kapet sa më shpejt nga autoritetet. Zonja Taga tregon se as ajo, apo Sarchi që kishin shkuar shpesh 2 vitet e fundit në Salari, dhe as Braçët nuk e njihnin të dyshuarin, dhe se mësuan për të, dhe problematikat që ai kishte si personazh, vetëm pasi pyetën banorët e zonës, me të cilët gjithashtu kishte treguar rrezikshmëri e kishte pasur probleme.

    “Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe.”

    Për dinamikën e ngjarjes, zonja Taga thotë se:

    “Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk I ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.

    Në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ajo tregon se ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit