12.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E zhgënjyer dhe e tronditur, përse Hygerta Sako po mendon largimin nga BBVK!

    Spektakli i së hënës në Big Brother VIP solli një prej momenteve më të papritura të këtij edicioni: Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku, një rezultat që aktorja dhe ish-Miss-i nuk e priste aspak.

    Në momentin e shpalljes, Hygerta mbeti e stepur, ndërsa pas Prime-it, mbrëmja e saj u kthye në një dilemë të madhe personale. E mërzitur, ajo u pa duke folur me Shkurte Haxhiun, ndërsa shprehej se nuk e kupton dot këtë verdikt.

    Me tone zhgënjimi dhe lodhjeje emocionale, Hygerta tha:

    “Më pak e preferuara… Jam duke menduar tani. Nëse jam më pak e preferuar, çfarë i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim… për çfarë? Që të bind publikun se të jesh karagjoz vlen më shumë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv? Jo, nuk e dua.”

    Fjalët e saj duket se lënë të hapur çdo skenar — madje edhe një tërheqje të mundshme nga gara.

    Burime brenda shtëpisë thonë se Hygerta e ka përjetuar rëndë këtë rezultat, pasi besonte se qëndrimi i saj i ekuilibruar dhe i qetë do ta afronte me publikun, e jo ta largonte prej tij.

    Në rrjetet sociale ka nisur menjëherë debati nese Hygerta duhet të largohet vetë apo nese kjo  është vetëm një krizë momentale.E vetmja gjë e sigurt është se pas këtij Prime-i, Hygerta Sako është në një nga momentet më të vështira që prej nisjes së edicionit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit