Fitorja e Partizanit 1-0 dje përballë Laçit në “Elbasan Arena”, nuk ka mbetur pa fituar vëmendjen dhe duartrokitjet e Gaz Demit. Presidenti i të kuqve shijoi për herë të parë, 6 pikë të plota në 2 javët e para të kampionatit.
Në fund të takimit foli për mediet e pranishme. Demi qëndron me këmbë në tokë, duke rikujtuar se është vetëm ndeshja e dytë, ndërsa vlerësoi dhe forcën e Laçit.
Fitore përmes një loje të bukur…
“Si fillim mirë duket, por është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit”.
Partizani që në fillim kandidat serioz për kampionatin?
“Nuk e dimë ende atë që vjen. Laçi është ekip shumë i fortë. Luajtëm më mirë dhe u shpërblyem me fitore”.
Përgëzuat skuadrën në fund, aq shumë ju pëlqeu loja sot?
“U bënë dhjetë vite që e drejtoj Partizanin. E kam parë të luajë më mirë dhe më keq. Por vërtetë që më pëlqeu si lojë. Lojë sulmuese”.
Kur do luajë Partizani në shtëpi?
“Po po… rrini të qetë. Shumë shpejt Partizani do të luajë në fushën e tij.”