12.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe deputetja e Kosovës kundër Zhaklinës: Rri në Beograd sepse keni të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve

    “Jam e sigurt në një vend që nuk ka shqipe”. Deklaratës së Zhaklinës i ka dhënë një përgjigje edhe deputeja e Kosovës Ganimete Musliu.

    Në një reagim Musliu me të drejtë ka pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave të Kosovës duke shtuar se Zhaku urrejtje po mbjell, edhe atë do të korrë

    “Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo vetëm. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina, sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina.”

    Më herët Zhaklina iu përgjigj edhe reagimit të këngëtares Nita Latifi, duke ofenduar shqiptarët e Kosovës, duke thënë se si fillim ata duhet ta mësojnë gjuhën shqipe para se të tregohen patriotë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit